Sulmuesi kosovar Arb Manaj po kalon formë të mirë në kampionatin turk.
Ai sot realizoi gol për të kaluar në epërsi Balikesirspor 2:1 ndaj Bandirmaspor, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi kosovar shënoi golin e 10-të sezonal në të gjitha garat në Turqi.
22 vjeçari është i huazuar nga Ankara Keçiörengücü te Balikesirspor.
Pavarësisht formës së mirë, ai nuk është ftuar asnjëherë nga trajneri Bernard Challandes te Kosova. /Demokracia.com