Rey Manaj nuk ndalet. Sulmuesi lushnjar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke.
26-vjeçari ka zhbllokuar takimin Sivasspor-Rizespor, duke kaluar vendasit në avantazh në minutën e 30’.
Manaj ekzekutoi në mënyrë mjeshtërore një goditje dënimi, duke realizuar një nga golat më të bukur në karrierë.
Ky është goli i 12-të në kampionat (+4 gola në Kupë) për Manajn, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer.
Sivasspor’lu Rey Manaj’ın attığı gole bakın!😱
— Daima Fener (@daimafenerx) February 11, 2024