Sport
Man Utd synon të kthehet te fitorja ndaj Wolves, formacionet zyrtare
Demokracia
15:07 | 13 Maj 2023

Share:

Manchester Unitedi dhe Wolverhampton Wanderers kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë nikoqir të Ujqve në takimin që pritet të zhvillohet në Old Trafford me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Erik ten Hag vjen në këtë ndeshje pas dy humbjeve radhazi dhe synon t’i kthehet fitores pas rrezikon seriozisht të humbë pozitën në top katërshe.

Në anën tjetër, mysafirët e Julen Lopeteguit kanë pasur ngritje në ndeshjet e fundit duke shënuar tri fitore nga pesë ndeshjet e fundit dhe duan rezultat pozitiv edhe nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Lindelöf, Shaw; Casemiro, Eriksen; Antony, Bruno Fernandes, Sancho; Martial

Wolves: Bentley; Semedo, Dawson, Kilman, Toti; Pedro Neto, Rúben Neves, Lemina, Matheus Nunes; Diego Costa, Cunha

Të ngjashme