Sport
“Man Utd mund ta fitojë Championsin” – Legjendat angleze “shpërthejnë” në të qeshura në studio televizive
Demokracia
11:59 | 16 Shkurt 2022

Share:

Peter Schmeichel argëtoi kolegët e tij të CBS Sports duke këmbëngulur që Manchester United mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon.

“Djajtë e Kuq” arritën të kryesojnë një grup të Ligës së Kampionëve që kishte edhe Villarrealin, Atalantën dhe Young Boys dhe do të përballen me Atletico Madridin.

Sipas FiveThirtyEight, United ka më pak se një për qind shanse për të ngritur Kupën Evropiane këtë sezon.

Por portieri legjendar Schmeichel është ende i bindur se ish-klubi i tij mund të shkaktojë një tronditje të madhe duke shkuar deri në fund

Micah Richards pyeti: “Peter a beson sinqerisht se Man United mund ta fitojë Ligën e Kampionëve? Ji i sinqertë me mua tani.”

Pas një pauze të gjatë, Schmeichel tha: “Po!”

Ndërsa Richards, Jamie Carragher, Thierry Henry dhe madje edhe prezantuesi filluar të qeshin, ndërsa Schmeichel shtoi: “Çfarë lloj pyetjeje është kjo?”./Demokracia.com/

Të ngjashme