Sport
Akis Vavalis i kënaqur me fazën përgatitore
Demokracia
11:18 | 05 Korrik 2023

Share:

Trajneri i Dritës, Akis Vavalis është ndarë i kënaqur me fazën përgatitore të ekipit, i cili ushtroi në Bansko të Bullgarisë.

Trajneri grek thotë se lojtarët i kanë mbushur bateritë dhe se janë të gatshëm për sfidat që i presin, fillimisht në garat evropiane, e më pas edhe në edicionin e ri të Superligës, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri i ekipit gjilanas foli edhe për transferimet e reja, për adaptimin e tyre dhe për ndeshjet kontrolluese të ekipit Bardhekaltër, në të cilat ai u nda i kënaqur me ato që i pa në fushën e blertë.

Drita ishte shumë afër ta fitonte titullin e kampionit të Kosovës në edicionin e kaluar, por dështoi në fund dhe titulli në fund i takoi Ballkanit.

Më poshtë mund ta shikoni postimin e klubit gjilanas dhe deklaratat e trajnerit Vavalis.

Të ngjashme