Manchester Unitedi ka vendosur në shitje dy sulmuesit e saj, Rasmus Hojlund dhe Joshua Zirzkee, ku Serie A thuhet se është destinacioni më i mundshëm i tyre.
Sipas mediumit The Independent, United po zhvillon bisedime me pretendentë të mundshëm në Serie A me shpresën e shitjes së Hojlund dhe Zirkzee këtë verë.
Përfaqësuesit e kompanisë Ineos kanë folur me klube të ndryshme dhe shpresojnë të gjejnë vlerën e duhur për secilin sulmues për t’i shitur ata.
Nëse ndonjë klub zgjedh të paguajë një tarifë të pranueshme për njërin nga sulmuesit, atëherë United mund të zgjedhë t’i shesë ata dhe të kërkojë zëvendësime.
Hojlund ka pasur një sezon zhgënjyes 2024/25, duke shënuar vetëm katër gola në Ligën Premier dhe duke mos arritur të bëjë përshtypje në ndeshjet e fundit.
Zirkzee, i cili aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, shënoi shtatë gola në 48 paraqitje në të gjitha garat në sezonin e tij të parë për Djajtë e Kuq.