Sport
Man Utd e mposht thellë Chelsean dhe e siguron Ligën e Kampionëve, Liverpool mbetet jashtë
Demokracia
23:06 | 25 Maj 2023

Share:

Manchester United ka shënuar fitore të thellë 4:1 ndaj Chelseat, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e 32-të në Premierligë.

Casemiro kaloi vendasit në epërsi në minutën e gjashtë, para se Martial të realizonte në sekondat e fundit të ndeshjes.

Bruno Fernandes shënoi për 3:0 nga penalltia në minutën e 73-të.

Pesë minuta më pas, Rashford realizoi për rezultatin 4:0.

Joao Felix shënoi për 4:1 në minutën e 89-të, çka ishte goli i nderit pwër “Blutë” e Londrës.

Me këtë fitore, Manchester United shkon në kuotën e 72 pikëve në vendin e tretë dhe e siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Kësisoj, Liverpool mbetet jashtë zonës së Ligës së Kampionëve dhe do të garojë në Ligën e Evropës në sezonin tjetër.

Kurse, Chelsea mbetet në pozitën e 12-të me 43 pikë të grumbulluara dhe nuk do të luajë në garat evropiane edicionin e ardhshëm.

Të ngjashme