Sport
Man Utd e lëshon nga duart fitoren e sigurt, Sevilla nxjerr rezultat pozitiv nga ndeshja e parë
Demokracia
23:02 | 13 Prill 2023

Share:

Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës. Ndeshja e zhvilluar në “Old Trafford” u zhbllokua herët kur Sabitzer realizoi për 1:0 në minutën e 14-të. Sërish austriaku u shfaq në skenë për ta dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e 21-të. Mysafirët arritën që të shënonin në minutën e 85-të pas një gabimi të mbrojtësit të Unitedit, Malacia. Por, krejt në fund të ndeshjes, Sevilla e realizoi edhe golin e barazimit, duke marrë një rezultat tejet pozitiv nga sfida e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Spanjë.

Të ngjashme