Sport
Man Utd dëshiron vetëm fitore në udhëtim te Bournemouthi, formacionet zyrtare
Demokracia
15:28 | 20 Maj 2023

Share:

Bournemouthi dhe Manchester Unitedi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 37-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë mysafir të Bournemouthin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në ‘Vitality Stadium’ me fillim nga ora 16:00.

Ekipi i Erik ten Hag vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Wolves, e cila erdhi pas dy humbjeve dhe synon fitoren e radhës, pasi mund ta rrezikoj kualifikimin në Ligën e Kampionëve në dy ndeshjet e fundit të sezonit.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një seri prej dy humbjeve radhazi dhe synojnë t’i kthehen rezultateve pozitive pasi ende nuk e ka siguruar matematikisht qëndrimin në Ligën Premier.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Bournemouth: Neto, Cook, Kelly, Brooks, Lerma, Solanke, Christie, Smith, Senesi, Zabarnyi, Anthony.

Man Utd: De Gea, Lindelof, Fernandes, Martial, Eriksen, Casemiro, Varane, Antony, Shaw, Sancho, Wan-Bissaka.

Të ngjashme