Sport
Man Utd akuzohet se ka frikë nga tifozët rusë kur tha fjalët “forca opozitare” në vend të “trupave ruse” – në përshkrimin e tifozit të vrarë
Demokracia
22:47 | 22 Mars 2022

Share:

Manchester United është akuzuar se ka vënë interesat e tyre në Rusi përpara se t’i bëjë përkujtimin e duhur një prej mbështetësve të tyre më të shquar në Ukrainë, i cili është vrarë tragjikisht nga forcat ruse.

Aleksandr Kukin, tifozi dhe njëri nga themeluesit e grupit të tifozëve të Man United në Ukrainë është qëlluar për vdekje nga forcat ruse, derisa ai po ngiste veturën e tij, raporton TheGuardian, përcjell Demokracia.com.

United lëshoi ​​një deklaratë zyrtare duke thënë se klubi ishte “thellësisht i pikëlluar” nga vdekja e 25-vjeçarit, por në vend që të thoshte se ai ishte vrarë nga trupat ruse, klubi në vend të kësaj tha se ai ishte qëlluar për vdekje nga ‘forcat opozitare’.

Nuk përmendet askund Rusia apo rusët në deklaratën prej 363 fjalësh.

Llogaria në Tëitter, Zorya Londonsk, e drejtuar nga gazetari britaniko-ukrainas, Andreë Todos, ishte një nga të shumtët që sulmuan Unitedin për dështimin e atribuimit të Rusisë si shkakun e vdekjes së Kukinit dhe akuzuan klubin për “diskreditim të nderimit të tyre” ndaj mbështetësit të tyre besnik.


“Kaq i varfër ManUtd”, “Çfarë do të thotë ‘vrarë nga forcat opozitare”, “Edhe një herë Man United (duke ndjekur klubet e tjera) u frikësua nga ofendimi i bazës së tifozëve të tyre në shtetin e izoluar agresor Rusia… “Me të vërtetë diskreditojnë nderimin e tyre për Oleksandr Kukin”, ishin disa nga komentet negative drejtuar klubit anglez. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024