Sport
Man Unitedi – Villarreal: Formacionet zyrtare, Ronaldo titullar
Demokracia
20:01 | 29 Shtator 2021

Share:

Manchester Unitedi dhe Villarreali është dueli i xhiros së dytë në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq” duan pikët e plota pas humbjes befasuese te Young Boys në ndeshjen e parë, shkruan Demokracia.COM.

Spanjollët në taborin tjetër kanë një pikë në grup, por nuk është e mjaftueshme për ta në këtë fillim të fazës grupore.

Andaj, në stadiumin “Old Trafford” në Manchester pritet të jetë duel i luftuar nga dy anët.

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Manchester Unitedit starton nga mintua e parë në qendër të sulmit.

Ndeshja fillon nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Manchester United: De Gea, Varane, Lindelof, Alex Telles, Dalot, Pogba, McTominay, Greenëood, Bruno, Sancho, Ronaldo.

Villarreal: Rulli, Torres, Albiol, Foyth, Moreno, Capoue, Parejo, Trigueros, Danjuma, Pino, Alcacer. /Demokracia.com

Të ngjashme