Manchester Unitedi nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Southamptoni.
Dy ekipet elitare ndanë pikët duke luajtur 1-1 pas 90 minutave në “St.Mary Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Golin për “Djajtë e Kuq” e shënoi Greenëood pas asistimit nga francezi, Paul Pogba.
Ky i fundit vendosi rekord të ri në elitën e futbollit anglez me këtë asistim.
Në dy ndeshje sa janë zhvilluar në Premierligë edicionin e ri, Pogba ka dhuruar plot pesë asistime.
Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në histori të kampionatit elitar anglez. /Demokracia.com