Manchester Unitedi i është gëzuar trepikëshit në takimin kundër West Hamit në Londër.
“Djajtë e Kuq” fituan 1-2 me përmbysje të rezultatit, me golin e fitores të arritur krejt në fund të takimt, shkruan Demokracia.com.
Nikoqirët krijuan epërsi minimale tek pas 30 minutave lojë me Benrahman.
Rikthimi i lojtarëve të Man Unitedit nisi nga goli i Cristiano Ronaldon vetëm pesë minuta më vonë.
Lingard që u inkuadrua në pjesën e dytë shënoi një minutë para kohës së rregullt për fitoren e “Djajve”.
Megjithatë, vlen të përmendet se vendasit humbën një penallti në minutën e pestë shtesë. /Demokracia.com