Sport
Man United shumë afër marrëveshjes me trajnerin e klubit evropian, zyrtarizimi çështje kohe
Demokracia
11:24 | 07 Prill 2022

Share:

Manchester United është shumë pranë sjelljes së një trajneri të ri. Gjithçka është gati, është vetëm çështje kohe që “Djajtë e Kuq” të zyrtarizojnë bashkëpunimin me trajnerin aktual të Ajaxit, Erik Ten Haag, pohon gazetari i ESPN, Mark Ogden.

United ka kohë që përballet me probleme me trajnerët, që kur Sir Alex Ferguson u largua nga klubi. Manchester ndryshoi disa trajnerë që nga ajo kohë, por asnjëri prej tyre nuk arriti të bënte rezultat.

Katër emra janë hyrë në garë për trajnerin e ri të United. Maurizio Pochettino, Julien Lopetugi, Luis Enrique dhe Thomas Tuchel ishin disa nga emrat e përfolur në mediat angleze, megjithatë duket se zgjedhja përfundimtare është Erik Ten Haag.

Manchester United aktualisht po drejtohet nga trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick që nga 29 nëntori i vitit të kaluar./Demokracia.com/

Të ngjashme