Sport
Man United planifikon rritjen e kapacitetit të stadiumit, kaq ulëse do të shtohen në “Old Trafford”
Demokracia
11:52 | 18 Prill 2022

Share:

Manchester United po planifikon të shtojë rreth 15,000 vende në Old Trafford në një rinovim të madh të stadiumit.

“Djajtë e Kuq” konfirmuan javën e kaluar se kishin emëruar konsulentë me qëllim që të mbikëqyrnin rizhvillimin e shtëpisë së tyre të famshme.

United do të punojë me planifikuesit që ishin përgjegjës për projektimin e stadiumit të Tottenham Hotspur në Londrën Veriore.

Fokusi kryesor i modeleve të reja është vendosur të jetë Stenda Bobby Charlton.

Sipas DailyMail, zgjerimi i tij do të çojë kapacitetin e përgjithshëm të stadiumit në rreth 88,000, përcjell Demokracia.com.

Vetëm “Wembley”, me 90,000, mund të grumbullojë më shumë fansa në Mbrëtërinë e Bashkuar.

“Djajtë e Kuq” mbeten në borxh prej 495 milionë funtesh – por kjo nuk do t’i ndalojë ata të shpenzojnë 200 milionë funte që pritet të kushtojë rizhvillimi./Demokracia.com/

Të ngjashme