Sport
Man United përshëndetet nga Champions, eliminohet nga Atletico – tutje kalon edhe Benfica
Demokracia
23:00 | 15 Mars 2022

Share:

Atletico Madrid falë fitores në ndeshjen e kthimit është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Manchester United me rezultat të përgjithshëm 2:3.

Skuadra nga kryeqyteti i Spanjës fitoi 0:1 në ndeshjen e luajtur sonte në “Old Trafford” ndaj “Djajve të Kuq” të cilët ndalin rrugën në fazën e 1/8 së finales, raporton Demokracia.com.

Lodi ishte realizatori i vetëm që i siguroi “biletën” për plasmanin tutje Atletico Madridit. Ky i fundit shënoi me kokë në minutën e 41-të, duke shfrytëzuar një top të mirë nga Griezmann i harkuar nga krahu i djathtë.

Tutje ka kaluar edhe Benfica që ka befasuar Ajaxin në përballjen e kthimit në Amsterdam.

0:1 ishte rezultati edhe në Holandë, me Benficën që kualifikohet në çerekfinale të ligës më prestigjioze evropiane për klube.

Heroi i portugezëve ishte Nunez që “shkundi” rrjetën e ish-kampionëve të Evropës 13 minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.

Ndryshe, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të fazës së 1/8. Takohen Villarreal – Juventus dhe Lille – Chelsea. /Demokracia.com/

Të ngjashme