Sport
Man United nis “hakmarrjen” ndaj Ronaldos, e heq muralin me fotografinë portugezit nga “Old Trafford”
Demokracia
17:51 | 16 Nëntor 2022

Share:

Manchester United nuk i ka pritur aspak mirë deklaratat e Cristiano Ronaldos i cili akuzonte klubin anglez për “tradhti”.

“Djajtë e Kuq” sot e kanë hequr nga stadiumi “Old Trafford” një mural të madh të Cristiano Ronaldos, njofton Football Daily, transmeton Demokracia.com.

Në atë mural figurojnë edhe disa nga fotografitë e lojtarëve të mëdhenj të klubit anglez.


Cristiano Ronaldo ditë më parë në një intervistë akuzoi se Manchester United e kishte tradhtuar atë.

Ai gjithashtu shtoi se nuk e respekton fare trajnerin Erik ten Hag./Demokracia.com/

Të ngjashme