Sport
Man United në avantazh kundër Bournemouth, përfundon pjesa e parë
Demokracia
21:47 | 03 Janar 2023

Share:

Është mbyllur pjesa e parë e takimin mes Manchester United dhe Bournemouth.

“Djajtë e Kuq” janë në avantazh 1:0 kundër ekipit mysafir në stadiumin “Old Trafford”, shkruan Demokracia.com.

Baraspesha zgjati deri në minutën e 23-të kur mesfushori brazilian Casemiro realizoi nga afërsia për epërsinë e nikoqirëve.

Ekipi i drejtuar nga Erik ten Hag ishte më i mirë gjatë tërë fraksionit të parë të lojës, duke dominuar në të gjitha aspektet.

Takimi ndërmjet Man United dhe Bournemouth është i vlefshëm për xhiron e 19-të kampionale në Premierligë./Demokracia.com/

Të ngjashme