Manchester United ka marrë një tjetër vendim në lidhje me futbollistin, Mason Greenwood, pas akuzave nga ish-e dashura e tij për sulm fizik.
“Djajtë e Kuq” kanë fshirë të gjitha të dhënat e lojtarit në faqen zyrtare dhe në rast të kërkimit të emrit të tij, nuk mund të gjeni asgjë, shkruan Demokracia.com.
Greenwood është akuzuar nga ish-e dashura e tij për dhunë fizike dhe për obligim të dhunshëm për marrëdhënie intime.
Manchester United të dielën mori vendim të suspendojë lojtarin anglez nga stërvitjet dhe ndeshjet deri në zbardhjen e çështjes.
Greenwood mbrëmë është arrestuar edhe nga policia e Mançesterit, derisa është marrë në pyetje në lidhje me akuzat./Demokracia.com/