Sport
Man United me fitore bindëse kundër Leicester, shkëlqen sërish Rashford
Demokracia
16:54 | 19 Shkurt 2023

Share:

Manchester United i ka ndalur pikët e plota në shtëpi në ndeshjen kundër Leicester Cityt, në kuadër të javës së 24-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” fituan bindshëm 3:0 kundër Leicester Cityt në stadiumin “Old Traffod”, shkruan Demokracia.com.

Marcus Rashford me dy gola në këtë takim tregoi edhe një herë se po kalon nëpër një formë të mirë këtë fillimvit.

Reprezentuesi anglez hapi serinë e golave në minutën e 25-të. I njëjti shënoi golin e qetësisë në minutën e 56-të.

Goditjen e fundit “dhelprave” ua dha anësori Jadon Sancho në minutën e 61-të.

Manchester United ka 49 pikë në pozitën e tretë, tri më pak se City në vendin e dytë.

Ndërkohë, Leicester City renditet i 14-ti me 24 pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme