Sport
Man United fiton me golin e minutës së fundit kundër Fulhamit, Eriksen kontribuon me gol dhe asist
Demokracia
19:23 | 13 Nëntor 2022

Share:

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë dhe tejet dramatike në udhëtim te Fulhami, në kuadër të xhiros së 16-të në Premierligë.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 1:2 me Fulhamin në stadiumin “Craven Cottage” në Londër, me golin e fitores të realizuar në minutën e fundit të shtesës, shkruan Demokracia.com.

Christian Eriksen zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të në favor të Manchester United duke e kaluar në epërsi.

Avantazhi i mysafirëve zgjati deri në minutën e 61-të kur James barazoi shifrat nga afërsia.

Kur ekipet po bëheshin gati të ndajnë pikët, Garnacho dërgoi topin në rrjetë në minutën e tretë shtesë pas asistimit nga Eriksen.

Manchester United ka 26 pikë në pozitën e pestë. Ndërkaq, Fulhami është në kuotën e 29 pikëve dhe zë vendin e nëntë./Demokracia.com/

Të ngjashme