Sport
Man United dakordohet me Sabitzer, marrëveshja me Bayernin çështje orësh
Demokracia
18:49 | 31 Janar 2023

Share:

Manchester United ka arritur marrëveshje me futbollistin austriak të Bayern Munich, Marcel Sabitzer për kushtet personale.

Kështu ka bërë të ditur gazetari italian dhe njëri nga më të besuarit në merkato, Fabrizio Romano, shkruan Demokracia.com.

Manchester United dhe Bayern Munich pritet të arrijnë marrëveshje orëve në vijim për ta kompletuar transferimin në formë të huazimit.

Sipas tij, ishte edhe vetë dëshira e Sabitzerit për të kaluar në “Old Trafford”.

“Manchester United është afër nënshkrimit të Marcel Sabitzer në formë huazimi nga Bayern, janë rënë dakord për kushtet personale. Sabitzer e ka pranuar menjëherë Man United pasi ëndërron për Premier League dhe është i lumtur që punon nën Erik ten Hag”, ka raportuar Romano në Twitter./Demokracia.com/

Të ngjashme