Sport
Man United bën hap të madh drejt finales së Carabao Cup, fiton bindshëm gjysmëfinalen e parë ndaj Nottingham
Demokracia
22:52 | 25 Janar 2023

Share:

Manchester United ka bërë hap të madh drejt kalimit në finalen e Carabao Cup, duke triumfuar në gjysmëfinalen e parë kundër Nottingham Forest.

“Djajtë e Kuq” triumfuan 0:3 në udhëtim te Nottingham Forest në stadiumin “City Ground”, shkruan Demokracia.com.

Marcus Rashford zhbllokoi rezultatin pas një solo-aksioni briliant në minutën e gjashtë.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, golin e qetësisë për United e shënoi i sapotransferuari Ëeghorst.

Goditjen e fundit vendasve ua dha mesfushori portugez, Bruno Fernandes me gol në minutën e 89-të.

Edhe vendasit në fakt realizuan një herë në minutën e 23-të me anë të Sturridge, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.

Ekipi i Ten Hag ishte dominues absolut në këtë pjesë të parë./Demokracia.com/

Të ngjashme