Sport
Man United arrin vetëm barazim në miqësore me Vallecanon, Ronaldo luan 90 minuta
Demokracia
18:51 | 31 Korrik 2022

Share:

Manchester United ka barazuar 1:1 në ndeshjen miqësore kundër Rayo Vallecanos.

“Djajtë e Kuq” ishin të parët që realizuan në stadiumin “Old Trafford” me futbollistin Diallo në minutën e 48-të, shkruan Demokracia.com.

Gëzimi i skuadrës angleze zgjati nëntë minuta kur skuadra nga paralagjeja e Madridit barazoi shifrat me autor Garcian.

Në vazhdim përkundër rasteve gola nuk pati dhe kësisoj dy ekipet u ndan në paqe në këtë sfidë kontrolluese në prag të fillimit të edicionit në Premierligë, respektivisht La Liga.

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i Man United u paraqit 90 minuta në këtë duel, përkundër raportimeve të shumta për një largim të mundshëm nga klubi në këtë afat kalimtar të verës./Demokracia.com/

Të ngjashme