Edhe pse vetëm këtë verë mbërriti në radhët e Manchester Cityt, mesfushori, Jack Grealish padyshim ka hyrë në zemrat e tifozëve të klubit.
Kërkesat për fanellën e Grealish janë të shumta, dhe pothuajse në secilën ndeshje ka tifoz që përdorin mesazhe të ndryshme për të rënë në sy të reprezentuesit të Anglisë, shkruan Demokracia.com.
Një djalosh i ri, tifoz i Manchester Cityt ia ka kërkuar fanellën Grealishit, por me një mesazh të papritur dhe mjaft qesharak.
“Jack, mamaja ime do pantollat e tua, por edhe fanella do të ishte mirë”, shkruhej në pankartën e tifozit të ri të “Qytetarëve” në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugges.
Sigurisht se fotografia e pankartës që mbante në duar djaloshi anglez ka bërë bujë të madhe gjithandej në rrjetet sociale.
Vëmendja e Grealish po rritet në mënyrë marramendëse dhe shumë media e krahasojnë atë me David Beckham dhe popullaritetin e tij që në fillimet e karrierës.
Grealish u transferuar te Manchester City nga Aston Villa merkaton e verës për një shumë rekorde. /Demokracia.com