Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes hapëse të xhiros së katërt në Ligën e Kampionëve.
Malmo dhe Chelsea do të përballen sonte në kuadër të Grupit H në Ligën e Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Kjo sfidë do të zhvillohet në “Eleda Stadium” në Malmo të Suedisë.
“Blutë” e Londrës kërkojnë fitoren në mënyrë që ta lehtësojnë edhe më shumë rrugën drejt kualifikimit tutje, ndërsa triumfi është “jetik” edhe për Malmon.
Ndeshja e parë ndërmjet dy ekipeve xhiron e kaluar në grupe u mbyll 4-0 në favor të Chelseas në Londër.
Ndeshja fillon nga ora 18:45 ndërsa trajnerët kanë vendosur për 11-shet startuese.
Formacionet zyrtare:
Malmo: Dahlin, Rieks, Rakip, Pena, Colak, Ahmedhodziq, Innocent, Nielsen, Brorsson, Berget, Nanasi
Chelsea: Mendy, Rudiger, Alonso, Christensen, Jorginho, Thiago Silva, Luftus-Cheek, Hudson-Odoi, Ziyech, Azpilicueta, Haverz. /Demokracia.com