Vedat Muriqi realizoi supergol në humbjen 2:1 të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.
Goli i bukur i Muriqit në fund nuk kishte vlerë te Kosova, megjithatë dikush tjetër iu gëzua golit të tij.
Është klubi i sulmuesit, Mallorca ajo që ka shpërndarë në faqen zyrtare golin e futbollistit të “Dardanëve”.
“Ky është Vedat Muriqi” – ka shkruar Mallorca në faqen zyrtare në Twitter.
This is @MuriqiVedat ?☠️ pic.twitter.com/nJIZqH280p
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) September 25, 2022
28-vjeçari është pjesë e klubit të La Ligas që nga janari i këtij viti, kur fillimisht u huazua nga Lazio, për ta kompletuar transferimin e plotë në verë./Demokracia.com/