Sport
Malisheva shkarkon zyrtarisht trajnerin Arsim Thaçi
Demokracia
13:59 | 15 Shtator 2022

Share:

Malisheva ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar kryetrajnerin, Arsim Thaçin.

Sipas njoftimit, arsyeja e shkarkimit të Thaçit nga Malisheva janë rezultatet jo të mira, shkruan Demokracia.com.

“FC Malisheva ka vendosur të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi pas asaj që ka qenë një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon. Në emër të të gjithëve në FC Malisheva, shprehim mirënjohje për trajnerin Thaçi  për të gjitha përpjekjet e tij gjatë kohës sa ishte me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit.

Malisheva të mërkurën (dje) pësoi humbjen e radhës në Superligë nga FC Prishtina me rezultat 4:1.

Arsim Thaçi ishte pjesë e Malishevës edhe në edicionin e kaluar si dhe në Ligën e Parë duke arritur të shkruajë historinë e klubit për inkuadrim në elitë./Demokracia.com/

Të ngjashme