Sport
Malisheva – Prishtina dhe Ballkani – Dukagjini: Formacionet zyrtare
Demokracia
16:07 | 22 Gusht 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon edhe sot me dy ndeshjet e fundit të javës së parë në edicionin e ri.

Prishtina, kampionia në fuqi e Kosovës e nis rrugëtimin e saj për mbrojtjen e titullit në udhëtim te Malisheva e sapoinkuadruar në elitë, raporton Demokracia.com.

Dy trajnerët duan ta nisin me fitore këtë edicion andaj kanë përzgjedhur 11-shen më të mirë të mundshme.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Xhaka, Dumani, Vitija, Bruqi, Pefqeli, Hyseni, Stullqaku, Hyseni

Prishtina: Haxho, Vangjeli, Bekteshi, Atanda, Mici, Boshnjaku, Avdyli, Shbani, Kryeziu, Hoti, John.

Takimi tjetër që pritet të jetë interesant luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë me Ballkanin nikoqir të Dukagjinit.

Dy ekipet të përforcuara mirë në merkaton e verës kërkojnë vetëm fitoren në përballjen e parë.

Bekim Isufi dhe Arsim Thaqi kanë zbuluar përbërjet e tyre zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Ljuljanovic, Ar. Thaqi, Hoxha, Jashanica, As. Thaqi, Gashi, Kuc, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.

Dukagjini: Muhaxhiri, Mërlaku, Dallku, Shala, Kuçi, Basri, Millaku, Shabani, Ahmeti, Mulaj, Januzi.

Dy përballjet në fjalë nisin nga ora 17:00. /Demokracia.com

 

Të ngjashme