Sport
Malisheva pret kampionin në fuqi, formacionet zyrtare
Demokracia
12:28 | 11 Shkurt 2023

Share:

Malisheva dhe Ballkani përballen në stadiumin ‘Liman Gegaj’ në kuadër të xhiros së 19-të në Albi Mall Superligë.

Dy skuadrat kanë objektiva krejtësisht të kundërta me vendasit që kërkojnë t’i ikin zonës së rrezikshme dhe me Ballkanin që kërkon titullin e kampionit.

Të besuarit e trajnerit Bylbyl Sokoli synojnë të shkaktojnë befasi për të dalë nga zona e rrezikshme ku ndodhen për momentin.

Nga ana tjetër Ballkani i Ilir Dajës kërkon tre pikët, pasi kështu do të rikthehej në pozitën e parë në tabelë.

Formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi, Pira, Veliu, Bihorac, Xhaka, Vitija, Gavazaj, Maliqi, Shillova, Tolaj, Hajdari.

Ballkani: Frashëri, Kuc, Armend Thaqi, Jashanica, Potoku, Astrit Thaqi, Dellova, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani.

Të ngjashme