Lajme
Malisheva pa energji elektrike, mjegulla po pengon intervenimin
Demokracia
20:50 | 23 Dhjetor 2022

Share:

KEDS ka njoftuar konsumatorët e Malishevës se për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jashtë operimit.

Sipas KEDS-it, ekipet e tyre në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson intervenimin.

“Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës. Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i KEDS:

ℹNjoftim për konsumatorët e Malishevës

Për shkak të mbingarkesave në rrjet, nënstacioni 35/10 kV Malisheva, është jasht operimit. Ekipet tona në terren janë në vend të ngjarjes duke kërkuar prishjen në linjën 35 kV, por kushtet atmosferike, konkretisht mjegulla e dendur po vështirëson tejmase intervenimin. Shikueshmëria është shumë e shkurtë, prandaj kërkojmë mirëkuptim deri në gjetjen dhe sanimin e plotë të linjës.

Ekipet tona po punojnë me të gjitha kapacitetet fizike e teknike, për të rikthyer furnizimin me energji elektrike.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024