Është mbyllur ndeshja mes Malishevës dhe Feronikelit në kuadër të elitës së futbollit kosovar.
Në “Liman Gegaj”, Malisheva ka qenë sot nikoqire e Feronikelit, raporton Demokracia.com.
Ndeshja e vlefshme për javën e pestë në Superligën e Kosovës i takoi Malishevës me rezultat minimal, 1:0.
Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën e Arsim Thaqit e shënoi Vitija në minutën e 64-t.
Me këtë fitore, Malisheva ngritet në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë të tubuara.
Kurse, Feronikeli bie në vendin e gjashtë me gjashtë sosh. /Demokracia.com