Skuadra nga Superliga e Kosovës, Malisheva ka shënuar fitore ndaj klubit ukrainas, Obolon me rezultatin 0:2.
Një ndeshje e barabartë ishte deri në minutat e fundit, kur skuadra kosovare shënoi dy gola të shpejtë.
Fillimisht realizoi mesfushori Drilon Hazrollaj në minutën e 86’të. Hazrollaj shënoi një gol tejet të bukur nga gjuajtja e lirë.
Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi futbollisti Zogaj.
Golat në këtë video i keni nga minuta e 1:45:12