Sport
“Malisheva ishte agresive” – Ibrakoviq komenton humbjen e Prishtinës
Demokracia
16:06 | 13 Shkurt 2022

Share:

Prishtina e ka nisur me humbje stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampionët në fuqi të Kosovës u mposhtën 2:1 nga Malisheva në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.

Kryetrajneri i Prishtinës, Abdulah Ibrakoviq pas ndeshjes deklaroi se kundërshtarët e tij ishin agresivë në fushë, andaj erdhi edhe ky rezultat.

“Loja ka qenë defensive, Malisheva ka qenë shumë agresive dhe ka ardh deri te kjo që ndodhi sot. Nuk luhet loja me emra por luhet me fitu duelin”, tha trajneri i Prishtinës, Ibrakoviq për Art Sport.

Aktualisht, Prishtina rënditet në pozitën e pestë me 24 pikë, kurse Malisheva rënditet në pozitën e shtatë me 22 sosh./Demokracia.com/

Të ngjashme