FC Malisheva e ka fituar derbin e javës kundër Ballkanit.
Ekipi i Malishevës fitoi me rezultat 3:1 ndaj kampionëve të sezonit të kaluar, shkruan Demokracia.com
Golat për Malishevën i shënuan Arlind Veliu, Drilon Hazrollaj dhe Altin Aliu. Paraqitje të mirë pati edhe Laurent Xhylani që asistoi tek goli i tretë i Malishevës.
Për Ballkanin golin e vetëm e shënoi Geralb Smajli./Demokracia.com/