Pjesa e parë e sezonit në Superligën e futbollit përfundoi në fundjavën që shkoi dhe tash është koha për t’i bërë llogaritë.
Këtë radhë do të flasim për barazimet.
Derisa Prishtina është ekipi me më së shumti “X” në pjesën e parë të sezonit – 11, Malishevës i ka ndodhur e kundërta – ka më së paku barazime.
Në 18 ndeshje të zhvilluara, ekipi i Qëndrim Kidës ka barazuar vetëm 2 herë, që i bie një barazim në çdo 9 ndeshje.
Pra, Malisheva ose fiton ose humb, pasi nuk i preferon shumë barazimet.
Me trajnerin Kuda, ky ekip është këndellur dhe i regjistroi tri fitore në tri ndeshjet e fundit për të dimëruar në vendin e katërt.
Krahas Malishevës, pak barazime kanë edhe Gjilani dhe Feronikeli – nga 3, ndërsa Ballkani, Llapi, Drita e Fushë Kosova i kanë nga katër barazime. /Gazeta Express/