Lajme
Maliqi tallet me VV-në: Nxori kokën armiqësore edhe Britania
Demokracia
18:26 | 21 Nëntor 2022

Share:

Analisti Agon Maliqi ka ironizuar me partinë më të madhe në vend Vetëvendosjen, pas deklaratës së Ambsasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili e ka shprehur zhgënjimin e tij që nga takimi i sotëm në Bruksel nuk pati marrëveshje.

Maliqi me anë të një postimi në Facebook tha se edhe Britania e Madhe e nxori kokën armiqësore.

Ai tutje është shprehur me tallje se ‘Dihet mirë se këta imperialistë kanë qenë historikisht me çetnikë kur janë pushtuar këto troje’.

Tutje ai ka thënë se propozohet që me ligj me ua ndryshu emrat Toniblerave në Ghandi.

Postimi i plotë:

Ja e nxori kokën armiqësore edhe Britania e Madhe. Dihet mirë se këta imperialistë kanë qenë historikisht me çetnikë kur janë pushtuar këto troje. Propozohet që me ligj me ua ndryshu emrat Toniblerave në Ghandi. #meçiftelija #muritdrejtmekrye #reversepsychology

Të ngjashme