Lajme
Maliqi tallet me Elvis Hoxhën: Kur e porosit një të majtë e të del fashist
Demokracia
13:00 | 26 Gusht 2022

Share:

Filozofi nga Shqipëria, Elvis Hoxha, që njihet si një prej ideologëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe zyrtar i lartë i saj, nuk devijon nga rutina e tij për të sharë mediat dhe të tjerët. Kështu veproi edhe dje, me një postim ndaj të cilit u reagua, por s’u mor seriozisht.

Në një postim të ditës së djeshme, Elvis Hoxha i LVV-së ka sulmuar mediat. Dhe, kjo nuk është asgjë e re as nga z. Hoxha, e as nga partia e tij në përgjithësi.

“Në mediat tona ma shumë që flasin serbisht në shqip”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Express.

Por, as kësaj here, zyrtari i lartë i LVV-së nuk u ka shpëtuar talljeve.

Analisti politik, Agon Maliqi, ka shpërndarë postimin e Hoxhës, duke shkruar, “Kur e porosit një të majtë në AliExpress e të del fashist.

Duke mos e trajtuar seriozisht, postimin e ish-këshilltarit të Kryeministrit Albin Kurti, e ka shpërndarë edhe kryeredaktorja e Periskopit, Dafinë Demaku.

“A e merr dikush seriozisht? A vec ky Hysamedinin [Feraj, zyrtar i VV-së] edhe Hysamedini kto”, ka shkruar Demaku.

Të ngjashme