Lajme
Maliqi: Sovraniteti në veri nuk fitohet me kontroll policor
Demokracia
21:54 | 21 Prill 2024

Share:

Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas dështimit të referendumit në katër komunat veriore. Sipas tij, nuk matet sovraniteti në vei të vendit me kontroll policor por me legjitimitetin që atje kanë institucionet.

“Kushdo që rezultatin e sotshëm të referendumit nuk e sheh si dështim për shtetin dhe si problem të madh për të ardhmen, është i verbuar nga deliret shkurtpamëse populliste.” – ka shkruar ndër të tjera Maliqi.

E plotë:

Sovraniteti në veri nuk fitohet dhe nuk matet me kontroll policor, por me legjitimitetin që atje e kanë institucionet e shtetit në sytë e banorëve. Kushdo që rezultatin e sotshëm të referendumit nuk e sheh si dështim për shtetin dhe si problem të madh për të ardhmen, është i verbuar nga deliret shkurtpamëse populliste.

Të ngjashme