Lajme
Maliqi: Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?
Demokracia
21:06 | 18 Mars 2023

Share:

Analisti Agon Maliqi, në një postim, në Twitter ka thënë se ngecja në takimin e Ohrit, lidhet me nënshkrimin e dokumentit. Sipas tij, pala kosovare po kërkon që të ketë nënshkrim, ndërsa ajo serbe që dokumenti të jetë pa nënshkrim, por si dokument i BE’së.

“Ngecja në Ohër në Ohër thuhet se ka të bëjë me nënshkrimet. Palët bien dakord për përmbajtjen e marrëveshjes, por Kosova dëshiron që ajo të nënshkruhet nga të dyja palët. Serbia preferon të qëndrojë si një dokument i BE-së, të cilin do ta përdorte për t’i mbajtur palët përgjegjëse. Si mund të quhet diçka marrëveshje nëse nuk është nënshkruar?” ka shkruar Maliqi.

Të ngjashme