Analisti Shkëlzen Maliqi e ka vlerësuar si të paarsyeshme kërkesën e kryeministri Albin Kurti që Serbia ta nënshkruan Asociacionin për Komunat me Shumicë Serbe.
Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë është e panevojshme.
Në një intervistë për gazetën Blic, ai ka thënë se këtë gjë Kosova e ka pranuar me marrëveshjet paraprake.
“Politika e Serbisë është e njohur, sepse paradite flasin diçka, pasdite diçka krejt tjetër, për me i kënaq të gjithë ata që kanë interes për çështjen e Kosovës. Herë flasin për perendimin, herë për elektoratin e vetë, herë për Rusinë, mirëpo me rëndësi është procesi. Albin Kurti insistonte se Serbia duhet me nënshkru, jo s’ka nevoj as me nënshkru sepse e kemi regjistru në dokumentet ndërkombëtare dhe është marëveshje ndërkombëtare, sepse e kanë pranuar Ohrin edhe në parim e kanë pranuar implementimin por ka pasur disa mosmarrëveshje”, ka thënë Maliqi.