Lajme
Maliqi: Dikush e paska kuptu fjalë për fjalë idenë se bashkimi kombëtar realizohet “hap pas hapi”
Demokracia
13:24 | 15 Gusht 2023

Share:

Arrestimi në Shqipëri i asamblistit të VV-së, i cili po dyshohet se u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi, ka ngjallur reagim të madh në Kosovë.

Agon Maliqi, analisti i njohur ka ironizuar në dy drejtime, atë të kauzës së VV-së për bashkim kombëtar, si dhe mënyrën se si arrihet deri aty, duke përdorur dykuptimësinë e fjalës “hap”. Meqenëse thuhej se bahskimi kombëtar realizohet hap pas hapi, Maliqi siç duket ka ironizuar me asamblistin e VV-së i cili u kap pikërisht me drogën ekstazi, e cila është një lloj “hapi”.

Statusi i Maliqit:

Dikush e paska kuptu fjalë për fjalë idenë se bashkimi kombëtar realizohet “hap pas hapi.”

 

Të ngjashme