Lajme
Mali i Zi miraton një pako masash kundër Rusisë
Demokracia
13:02 | 08 Prill 2022

Share:

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka njoftuar se qeveria ka miratuar masa kufizuese kundër Rusisë.

Abazoviq në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se këto masa kufizuese janë si kundërpërgjigje e agresionit rus në Ukrainë, përcjell Demokracia.com.

“Qeveria e Malit të Zi ka miratuar masa kufizuese në përgjigje të luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Falënderojmë të gjithë ministrat për bashkëpunimin”, ka shkruar Abaziviq.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi (MPJ) ka shpallur sot të padëshirueshëm edhe katër diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Mal të Zi./Demokracia.com/

Të ngjashme