Lajme
Mali i Zi ka 62 milionerë apo një në 10.000 banorë
Demokracia
10:46 | 26 Maj 2021

Share:

Në bankat e Mali të Zi, deri në fund të muajit mars, janë evidentuar 62 persona me pasuri mbi një milion euro.

Njeriu me pasurinë më të madhe, 23.6 milionë euro, është një i huaj, ka bërë të ditur Banka Qendrore e Malit të Zi, përcjell gazeta “Pobeda”.

Bazuar në numrin e banorëve, i bie që ky vend ka një milioner në 10.000 banorë. Mali i Zi ka 622.000 banorë.

Numër i njëjtë i milionerëve në këtë vend ishte edhe një vit më parë, ndërkohë krahasuar me tetorin e vitit 2020, tash është një më pak.

Shumica e milionerëve në Mal të Zi, kanë pasuri nga një deri në pesë milionë euro. Janë gjithsej 59.

Dy milionerë në llogari kanë nga 10 milionë, kurse një 23.6. Interesante është se kjo është llogaria më e madhe në bankat e vendit, përfshirë edhe ato të bizneseve. Pas këtij personi fizik, vjen një llogari e një kompanie me 22.1 milionë euro.

Shumica e këtyre pasanikëve, 34, janë të huaj. 28 të tjerët janë me malazezë.

Të ngjashme