Lajme
Mali i Zi do t’iu bashkohet sanksioneve evropiane ndaj Bjellorusisë
Demokracia
18:44 | 26 Maj 2021

Share:

Mali i Zi do të bashkohet me masat kufizuese të Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë, tha ministri i Jashtëm i këtij vendi, Gjorgje Raduloviq.

I pyetur nëse Mali i Zi do të bashkohej me sanksionet e BE-së kundër Bjellorusisë dhe sa mund të ndikojë në sezonin turistik, Raduloviç tha se “përparësitë e politikës së jashtme janë të qarta dhe se është integrimi evropian i vendit, bashkëpunimi i mirë rajonal dhe anëtarësimi i besueshëm në NATO.”

Ai tha se Mali i Zi së shpejti do të ftohet të bashkohet me masat kufizuese.

“Kur thirrja për pranim të vijë me masa kufizuese, Mali i Zi do të bashkohet dhe do të vazhdojë të ketë pajtueshmëri 100 për qind me politikën e përbashkët të jashtme,” tha Raduloviq.

Bashkimi Evropian ra dje dakord që të vendosë sanksione kundër Bjellorusisë, përfshirë ndalimin e përdorimit të hapësirës ajrore dhe aeroporteve të bllokut 27 vendesh nga linjat ajrore bjelloruse, si reagim ndaj devijimit të detyruar të një avioni pasagjerësh për të arrestuar një gazetar të opozitës.

Të ngjashme