Lajme
Malet në Gjakovë përfshihen nga flakët, KFOR-i ndihmon zjarrfikësit për ta shuar
Demokracia
20:41 | 22 Korrik 2024

Share:

Një zjarr i konsiderueshëm ka shpërthyer në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë, një rajon i njohur për terrenin malor. Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës, e ka konfirmuar këtë rast.

Ai ka njoftuar se zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin.

“Sot në afërsi të fshatit Babaj Bokës, një pjesë malore është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga KFOR-i janë duke bërë përpjekje maksimale për të shuar zjarrin”, tha Elezaj.

Të ngjashme