Lajme
Maldivet ndalojnë izraelitët të hyjnë në vend
Demokracia
18:02 | 25 Qershor 2024

Share:

Maldivet kanë njoftuar se do t’i ndalojnë mbajtësit e pasaportave izraelite të hyjnë në vend, për shkak të luftës së Izraelit ndaj Hamasit.

Zyra presidenciale e kombit ishullor të Oqeanit Indian, i njohur për vendpushimet e tij luksoze dhe plazhet e pafundme me rërë të bardhë, doli në një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Presidenti i vendit, Mohamed Muizzu, vendosi të ndalojë hyrjen e shtetasve izraelitë në vend, pas një rekomandimi nga kabineti i tij. Pas lajmit të ndalimit, Ministria e Punëve të Jashtme izraelite rekomandoi izraelitët të shmangin udhëtimin në ishull dhe “për qytetarët izraelitë që qëndrojnë në vend, rekomandohet të largohen, pasi nëse do të kenë probleme, do të jetë e vështirë që t’i ndihmojmë.”

Të ngjashme