Sport
Makthi i Messit me gjyqtarin e finales së Kupës së Botës
Demokracia
22:18 | 16 Dhjetor 2022

Share:

FIFA caktoi Szymon Marciniak të Polonisë si gjyqtar për finalen mes Argjentinës dhe Francës. Edhe pse ai është një gjyqtar me shumë përvojë në nivelin më të lartë, ai nuk është dikush që Lionel Messi e kujton me dashuri të veçantë. Me polakun si arbitër, argjentinasi ka pasur humbje të dhimbshme në nivel klubesh.

Makthi daton në sezonin 2016/17. Me polakun në fushë, Messi mori dy goditje të rënda me Barcelonën. E para ishte disfata 4-0 që Blaugranët pësuan kundër PSG-së në fazën 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve. Parisienët fituan ndeshjen e parë dhe më pas erdhi rikthimi i famshëm 6-1 në Camp Nou.

Barcelona u kualifikua në çerekfinale, ku u ndesh me Juventusin. Pikërisht në ndeshjen e parë në Torino, gjyqtar ishte edhe Marciniak. Messi me bashkëlojtarë mori një goditje tjetër. Ishte një fitore 3-0 për skuadrën italiane, me dy golat e Paulo Dybala dhe një tjetër gol të Giorgio Chiellini.

Në atë rast nuk kishte asnjë mrekulli. Juventus barazoi 0-0 në Camp Nou dhe eliminoi Barcelonën nga Champions League.

Messi arriti të balancojë rekordin e tij me polakun në të njëjtin Botëror. Marciniak gjykoi ndeshjen mes Argjentinës dhe Australisë në fazën e 1/8 së finales, të cilën Albiceleste e fitoi 2-1.

Tani ata do të takohen sërish këtë të diel. Gjyqtari evropian do të jetë në krye të finales, ku Messi do të kërkojë të kulmojë një karrierë historike ndërkombëtare me titullin e Kupës së Botës.

Të ngjashme