Auto&Tech
Makinat që ‘shënuan’ shekullin e kaluar prezantohen në Takimin e Oldtimer-ave
Demokracia
19:10 | 17 Maj 2021

Share:

Makinat që “shënuan” shekullin e kaluar u sollën në Mostar nga pronarë nga i gjithë rajoni për t’u prezantuar në Takimin e Tetë Ndërkombëtar të Oldtimer në qytetin më të madh në Hercegovinë.

Sipas mediave vendase, pronarët dhe dashamirët e industrisë së automobilave u mblodhën pas Bashkisë së Qytetit të Mostarit, ku shumë bënë foto të makinave dhe mësuan histori interesante nga pronarët e tyre.

Pas shoqërimit, pronarët dhe makinat, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve, publikut dhe pjesëmarrësve të tjerë të trafikut, parakaluan në rrugët e Mostarit.

Presidenti i “Klubit Oldtimer Mostar”, Zdravko Vidoviq, i cili është edhe organizatori i ngjarjes, i tha Klix.ba se ishte një sfidë e madhe për të organizuar këtë ngjarje për shkak të gjithë situatës në lidhje me coronavirusin, për këtë arsye ai është krenar që në Mostar ka rreth 40 makina të vjetra thuajse nga i gjithë Ballkani.

Të ngjashme