Auto&Tech
Makina e preferuar e princit William në shitje
Demokracia
12:29 | 23 Prill 2021

Share:

Një makinë Range Rover e përdorur nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit pritet të dalë në ankand muajin e ardhshëm për një çmim që fillon nga 35 mijë euro.

Range Rover Vogue SE SUV i vitit 2013 është e limituar dhe ajo u prodhua nga Departamenti i Land Rover për personat e rëndësishëm, sipas kërkesave të madhërisë së tij.

Makina me shumë mundësi është dizenjuar për familjarë, pasi Princi George lindi atë vit. Ajo është fotografuar duke u përdorur nga çifti në një vizitë në Perthshire gjatë turneut të tyre në Skoci në 2014 – që do të thotë se ofertuesit kanë mundësinë të posedojnë një automjet që është vërtet i përshtatshëm për mbretër.

Sipas të dhënave, Range Roveri ka bërë deri tani 50 mijë kilometra. /Demokracia.com/

Të ngjashme